08:57 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Mësohen gjobat e vendosura nga UEFA për 9 klubet e Superligës Evropiane

UEFA tashmë ka marr një vendim në lidhje me klubet që u bën pjesë e themelimit të Superligës Evropiane.

Shtëpia numër një e futbollit në botë, ka vendosur t’i dënojë 9 nga 12 skuadrat që u bën pjesë e kësaj organizate.

Kështu, UEFA ka urdhëruar secilën palë të paguajë për plotë 15 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa në rast se një organizimi i tillë bëhet edhe një herë ata do të pranojnë gjobë prej 100 milionë eurosh.

Kujtojmë se skuadrat si Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi qëndrojnë ende në krijimin e këtij komepeticioni.