17:19 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / AR

Mësohet identiteti i 50-vjeçarit nga Ferizaj që vdiq si pasojë e goditjeve në kokë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në QKUK ka ndërruar jetë një person, i cili u godit me grusht me kokë në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Indeksonline mëson se viktima është 50-vjeçari, Asllan Leskovci nga fshati Bibaj i Ferizajt.

Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën i cili ka ra me kokë në asfalt, ku edhe mori lëndime për vdekje.