15:03 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / A. M.

Mësohet identiteti i ish-zyrtarit komunal të Ferizajt që u arrestua për falsifikim të dokumenteve!

Shtetasin e Turqisë e regjistrojë me dokumente të falsifikuara, arrestohet personi zyrtar në Ferizaj

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka arrestuar ish-zyrtarin e Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për  Besim Xhakli për të cilin rëndon akuza; vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ai dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj. /Indeksonline/