21:13 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Mësohet identiteti i vajzës që bëri vetëvrasje në Prizren [Foto]

Alketa Dakaj është vajza e cila bëri vetëvrasje duke u hedhur nga ndërtesa 8 katëshe në Prizren. “Indeksonline” mëson se e ndjera ishte nga fshati Korish dhe e njëjta kishte vijuar mësimet në shkollën e Mjekësisë.

Kësisoj, viktima ka qenë shoqe e klasës me vajzën të cilën kishte bërë vetëvrasje para disa jave, shkruan Indeksonline.

Personat e afërt me të dy shoqet, kanë thënë në kushte anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Ndryshe, Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë për rajonin e Prizrenit, ku këta të fundit kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës./Indeksonline/

Dy vetëvrasjet në Prizren, dy shoqe të klasës, për arsye enigmatike