75 Mall Live Search
11:59 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mësohet ora e takimit Thaçi-Mogherini-Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai sonte në orën 20:00 do të ketë takimin e përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi fillimisht do të ketë takim bilateral me Mogherinin nga ora 18:00, kurse një orë më pas do të jetë Vuçiq që do të pritet nga Mogherini, para takimit të përbashkët.