10:43 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet, orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Kjo fazë do të nisë me ndeshjen Drenica – Gjilani, që zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj.

Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00.

Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit zhvillohet më 12 shkurt.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

E shtunë, 8 shkurt

12:30 Drenica-Gjilani

13:00 Prishtina-Vushtrria

E diel, 9 shkurt

12:30 Dukagjini-Ballkani

E mërkurë, 12 shkurt

12:30 Liria-Feronikeli