13:15 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Mësohet orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës, ja kur zhvillohen

Të premten, me 1 dhjetor, është hedur shorti pë 1/16 e Kupës së Kosovës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me Drenicën, Prishtina do të luaj kundër Rahovecit, ndërsa Llapi me Phoenixin, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë mësuar edhe oraret e zhvillimit të këtyre ndeshjeve.

Ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës do të luhen gjatë mesjavës së ardhshme.

Më poshtë i gjeni oraret e të gjitha ndeshjeve.

Orari i ndeshjeve
E martë, 05.12.2023
Llapi – Phoenix
Malisheva – Kika

E mërkurë, 06.12.2023
Flamurtari – Dukagjini
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Vllaznia P – Trepça ’89
Ramiz Sadiku – Gjilani
Feronikeli 74 – Istogu
Dardania – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Drenica – Ballkani

E enjte, 07.12.2023
Prishtine e Re –Behari
Suhareka 23- Trepça
Ulpiana – Vjosa

E premte. 08.12.2023
Dinamo – Vushtrria

/IndeksOnline/