14:48 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Mësohet sa do të mugoj Raphinha

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha është lënduar mbrëm në ndeshjen ndaj Sevillas.

Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 36-të, shkruan IndeksOnline.

Raphinha sot ka kryer testet mjekësore ku konfirmuan një lëndim në kofshën e majtë.

Ai pritet ti mungoj Barcelonës për së paku 3-4 javë.

Braziliani do të humbas ndeshjen ndaj Portos në Champions League dhe atë ndaj Granadas në javën e ardhshme.

Skuadra katalanase shpreson që Raphinha të rikuperohet pas ndeshjeve të kombëtareve./IndeksOnline/