10:41 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësohet se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen, Kosova – Ishujt Faroe

Përfaqësuesja kosovare në muajin shtator do të debutojë në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin në dy ndeshjet e para.

Ndeshja e parë zhvillohet ndaj Ishujve Faore më 10 shtator, të hënën, në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, transmeton IndeksOnline.

UEFA pritet ta licensojë stadiumin në fjalë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parë si vendas e Përfaqësueses.

Tani mësohet se biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Farore do të dalin në shitje javën e ardhshme./IndeksOnline/

Temat: