09:10 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Mësohet se kur do të nis Superliga Evropiane!

Superliga Evropiane tashmë ka 12 skuadra pjesëmarrëse, ku tashmë është mësuar edhe muaji se kur do të fillojë.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Pra, ky kompeticion do të zhvillohet në muajin gusht ku pritet të kompletohen 20 ekipe që më pastaj të ndahen në dy grupe.

Dhe këto ndeshje do të zhvillohen gjatë ditëve të mesit të javës.