17:10 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Mësohet se kur do të rikthehet nga lëndimi, Ibrahimovic

Skuadra e Milanit sot takohet me Genona në kuadër të xhiros së 12’të në Serie A, por nuk mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesi suedez, Ibrahimovic.

Ibraimovic e dëmtoi kofshën e tij, që e pësoi në fitoren 3:1 ndaj skuadrës së Napolit, shkruan IndkesOnline

Por, edhe pse ai sot nuk do të luajë, besohet se në fundjavë ndaj Sassuolos do të jetë i gatshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur në Itali, “La Gazzetta Dello Sport”.

Ibrahimovic deri me tani ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Milan është në vendin e parë në Serie A edhe pas javës së 12-të.