15:01 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet se sa kohë, do të jetë jashtë fushave Sadio Mane

Jurgen Kloppi ka sqaruar në një konferencë shtypi sot shkallën e lëndimit të Sadio Manes.

Trajneri gjerman ka thënë se është menduar që afrikani të jetë më gjatë jashtë fushave, por skanimet e fundit kanë dhënë rezultate të mira.

Është konfirmuar mungesa e Manes për ndeshjen e nesërme ndaj West Hamit.

“Sadio nuk do të përfshihet në West Ham dhe ndoshta jo për ndeshjen me Sauthamptonin. Pas kësaj kohe, ai me siguri që do të jetë në rregull. Sadio ka lëndim muskular dhe po trajtohet si duhet”, ka thënë Kloppi.

Ky konfirmim është një lajm i mirë pasi që rikthimi i tij pritet të ndodhë në sfidën ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/