22:48 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësoni grimin e kësaj vere

Duhet të dini se për këtë sezon buzët do të jenë protagoniste por nëse do të synoni për një grim sysh më të theksuar atëherë buzët duhet të preferoni ti lyeni në ngjyrë buzëkuqi të lehtë dhe e kundërta.

Ja cilat do të jenë të rejat e sezonit për sa i përket grimit më në trend për 2019. Ja disa ide nga të cilat mund të merrni frymëzim dhe njiheni se cilët do të jene trendët më të dashura për sa i përket grimit.

Smokey eye

Grimi i syve smokey eye edhe për këtë vit do të vazhdojë të qëndrojë në majë të klasifikimit përsa i përket botës së grimit duke e bërë këtë tonalitet të jetë shume i preferuar nga femrat dhe shumë në modë. Por kujdes tendencat kërkojnë të përdorni ton sysh vetëm në ngjyre kafe dhe në të gjitha sfumaturat e mrekullueshme te kësaj ngjyre. Kështu rrugë të lirë për të aplikuar në sytë tuaj tonet në këtë nuance.

Ngjyra fluor në të gjithë fytyrën

Jo vetëm buzët dhe sytë por edhe vetullat dhe mollëzat me pak fjalë këtë verë ngjyrat fluor duke filluar nga e verdha, portokallia, bluja etj do të jenë prezentë në grimin tuaj dhe jo vetëm. Sigurisht si gjithmonë këshilla është të mos e teproni me aplikimin e ngjyrave sepse në të kundërt do te keni një pamje krejt tjetër nga ajo që dëshironi.

Buzë metalike

Për ato që synojnë të nxjerrin në pah buzët duhet të zgjedhin buzëkuqet metalik me efekt me xixa. Kështu nëse jeni fanse të buzëkuqeve mat për ketë verë ju duhet ti mbani në sirtar dhe të lini që buzëkuqet me shkëlqime metalike të jenë pjesë e grimit tuaj.

Penel me forma të çuditshme

Edhe peneli në ngjyrë të zezë do të vazhdojë të jetë në trend për sa i përket make up-it 2019 por ketë herë ai vjen disi me një pamje ndryshe. Format e dizenjuara në qepallat tuaja do të jenë disi të çuditshme thuajse artistike. Kështu në këtë rast këshilla është të zbaviteni duke gjetur formën tuaj të preferuar por në të njëjtën kohë edhe të përshtatet bukur me formën tuaj të syve.