08:16 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mësoni më shumë për indianen që u zgjodh Miss Bota

Njihuni me Manushi Chhillar, Miss World. Përveçse më e bukura e Indisë, dhe tani e botës, Manushi është një e re shumë inteligjente dhe me këmbë në tokë.
Si fillim, 20-vjeçarja studion mjekësi dhe do që të bëhet kirurge zemre.


Prindërit e saj janë si ajo. Shumë, shumë të zgjuar. I ati është shkencëtar ndërsa e ëma është profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e departamentit të neurokimisë.


Manushi është indiania e gjashtë që ton kurorën e më të bukurës së botës. E para që prej vitit 2000.


Ajo është kërcimtare shumë e zonja në disiplinën e Kuchipudi, që duket kështu.