14:29 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësoni se a do të hyjnë autobusët e komunave tjera nesër në Prishtinë

Nuredin Nushi nga Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjitha vendimet janë dakorduar plotësisht dhe që nga nesër do të jenë në inspektim për t’u munduar që të aplikohet vendimi për ndalimin e hyrjes së veturave në qendër të Prishtinës.

“Ndalimi i taksive ilegale do të ndikonte shumë pasi një numër i madh i taksive ilegale hyjnë në Prishtinë. Lusim të gjithë të ndalojnë përdorimin e thëngjillit”, ka thënë Nushi, raporton Indeksonline.

Njëashtu Nushi ka shtuar se nëse autobusët e komunave tjera mund të përdorin rrugë alternative deri tek stacioni i autobusëve atëherë ata mund t’i shfrytëzojnë ato pa problem.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka deklaruar se autobusët nga komunat e tjera do ndalohen si çdo automjet tjetër, dhe pastaj transporti do organizohet me transport publik./Indeksonline/