17:02 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mësoni se ku mund të bleni veturë në Kosovë me afër 600 euro

Për vetëm 531 euro mund të bëheni pronarë i automjetit Nisan Terrano.

Këtë ‘Pazar’ mund ta bëni në Doganën e Kosovës, institucion ky që ka hapur ankand publik për shitjen e veturave, shkruan Orainfo.

Dogana e Kosovës përmes ankandi publik synon të shesë 20 automjete.

Çmimi fillestar për të gjitha automjetet është caktuar të jetë vetëm 17 mijë e 669 euro.

Çmimi më i lirë në këtë ankand shkon për automjetin Nisan Terrano prej vetëm 531 eurosh.

Ndërkaq, çmimi më i shtrenjtë shkon për automjetin VË T5 prej 3306 euro.

Çmimi i caktuar për automjetet është fillestar kurse të drejtën për blerjen e tyre do ta kenë personat që ofrojnë çmimin më të lartë.

Sipas njoftimit të ankandit, automjetet me numër rendor nga 1- 14 janë të zhdoganuara dhe kanë mundësi regjistrimi, nëse këto automjete aftësohen për rrugë dhe i plotësojnë rregullat e QRA. Ndërsa automjetet me numër rendor nga 15 -20, nuk kanë doganë të paguar dhe shiten vetëm për Auto-Pjesë.