15:16 / E Diele, 05 Gusht 2018

Mësoni se kur i jepet lamtumira e fundit personit që u vra në Fushë Kosovë

Behram Ibishi, 54 vjeç është personi që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u vra me armë zjarri nga persona ende të panjohur në Fushë Kosovë.

I ndjeri që nga paslufta ka punuar si roje në kompaninë private “Lesna”. Ndërsa familjarët thonë se dyshimet i hedhin tek disa persona që si plan e kishin të kryenin vjedhje.

Indeksonline mëson se trupi i pajetë i viktimës ka arritur tani pranë familjes nga Policia, për të vazhduar më tej me procedurat si pastrimi nga hoxha.

Mësohet  se varrimi i të ndjerit do të bëhet në namazin e ikindisë rreth orës 17:00.

Ndryshe, 54- vjeçari, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë.

Ndërkohë që lidhur me rastin me merren organet e hetuesisë./Indeksonline/