12:09 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mësoni se kur merret vendimi për Drejtorin e Urologjisë që i kërkoi para pacientit

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm Spitalor dhe Klinik Universitarë të Kosovës (SHSKUK), ka konfirmuar  se të hënën do të merret vendimi për Drejtorin e Urologjisë në QKUK,  Rexhep Kasumaj, pasi ky i fundit u arrestua dje për vepër penale ‘marrje ryshfeti’.

Rastin për Indeksonline e kanë treguar zyra për informim e SHSKUK-së.

“Ju konfirmojmë se SHSKUK është informuar lidhur me arrestimin dhe te hënën do te ndërmerren masa si i parasheh ligji punës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas disa raportimeve dyshohet se Drejtori i Urologjisë në QKUK i ka kërkuar një pacienti 100 euro për t’u operuar pa pritur në rend. Sipas të  gjitha gjasave Kasumaj do të suspendohet.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka lëshuar dje njoftimin zyrtar  lidhur me arrestimin e tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar paratë, kishte njoftuar policia.

Ndërkaq, me  vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/