16:46 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Suspendohet doktoresha e psikiatrisë për mosrespektim të orarit

Është suspenduar nga puna doktoresha Ilire Ramadani nga Klinika e Psikiatrisë në SHSKUK.

Indeksonline ka mësuar se suspendimi gjashtëmujor i Ramadanit është bërë për  mosrespektim të orarit të punës.

Suspendimi në fjalë është konfirmuar edhe nga Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.

“Zyra e Drejtorit të SHKUK-së ju konfirmon se pas procedimit në Komisionin Disiplinor të punëtores shëndetësorë I.R., nga klinika përkatëse, Komisioni pas shqyrtimit të provave dhe fakteve ka dhënë masën disiplinore, Suspendim i përkohshëm (6) muaj për shkelje të detyrave të punës, mos respektim të orarit të punës”, ka thënë Fazliu.

Ndryshe sipas burimeve të Indeksonline doktoresha Ilire Ramadani është familjare e Kryetarit të Bordit të SHKUK-së, Naser Ramadani.

Duhet përkujtuar që kanë qenë të shumta suspendimet në SHSKUK përgjatë kohëve të fundit, për arsye të mosrespektimit të orarit të punës, gjë që shpesh herë ndodhë në thuajse gjitha spitalet e Kosovës./Indeksonline/