22:46 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Mësoni se me çfarë merren 11 yjet që Liverpoolin e bën sot 13 vite kampion

Sot 13 vite futbolli kishte një natë të çmendur. Në Stamboll, Rafael Benitez me lojtarët e tij arritën ta bëjnë të pamundurën, të mundur.

Finalja e Stambollit në Champions League edhe sot llogaritet si finalja më e madhe ndonjëherë në futboll, shkruan Indeksonline.

Por, kush janë 11 heronjtë e asaj nate dhe çfarë bëjnë ata sot.

Djimi Traore- Ka dalur në pension nga futbolli në vitin 2014. Sot është asistent i trajnerit te skuadra amerikane, Seatle Sounders.

Xabi Alonso- Pasi u pensionua nga futbolli si lojtar i Bayern Muncheni, ai po punon për të qenë trajner i diplomuar.

Sami Hyppia- Është trajner profesionist. Deri më tani ka drejtuar skuadra si Leverkusen, Brighton e Zurich.

Jerzy Dudek- Portieri polak ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2011. Ai tani është shofer i makinae në Wollkswagen Castrol Cup.

Jamie Carragher- Në vitin 2013 u pensionua nga futbolli ndërsa tani punon si analist në Sky Sport.

Harry Keëell- Ushtron detyrën e trajnerit. Aktualisht drejton skuadrën angleze, Crawley Town.

Steve Finnan- U pensionua nga futbolli në vitin 2010. Ai aktualisht zotëron kompaninë e tij, Finnan Develoments.

Milan Baros- Është i vetmi futbollist aktiv nga 11-shja e finales së Stambollit. Baros është futbollist i skuadrës çeke, Banik Ostrava.

Luis Garca- Aktualisht kryen dy detyra, është komentator televiziv dhe ambasador i La Ligas.

Steven Gerrard: Aktualisht është analist i futbollit ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të jetë trajner i Rangers në Skoci.

John Arne Riise- Është agjent i futbollistëve në një kompani të tij ndërsa është këshilltar edhe në një kompani të atletëve./Indeksonline/