01:08 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mësoni se si ndikon kafeja në lëkurën tuaj

Kur keni një ditë të gjatë përpara, nuk ka gjë më të mirë se një filxhan kafe për të reduktuar lodhjen dhe rritur produktivitetin. Por çfarë efekti ka kjo pije e dashur në lëkurën tuaj?

Sipas Dr. S. Manjula Jegasothy, konsumimi i tepërt i kafes nuk është ide e mirë nëse dëshironi që lëkura juaj të duket e re për sa më gjatë që të jetë e mundur.

“Të pirit shumë kafe mund të ndikojë që lëkura juaj të rrudhet dhe të bëhet më e lëshuar,” tha Dr. Jegasothy. “Këto ndryshime, definitivisht i japin lëkurës suaj një pamje më të vjetëruar se sa personave që nuk konsumojnë kafeinë.” Tani, definicioni i “të tepruarit” mund të jetë jo i qartë. Përderisa shumica e studimeve kanë rekomanduar që nuk duhet të pijmë më shumë se tre kafe në ditë- të cilat mund të jenë të shëndetshme për aspekte tjera të shëndetit tuaj- Jegasothy këshillon konsumuesit e kafes të mos pijnë më shumë se dy filxhana në ditë.

Kështu, me fjalë tjera, konsumimi i moderuar është çelësi për mbrojten e lëkurës suaj.  Por nëse po pyesni veten nëse kafja ka ndonjë efekt të mirë, shumë ekspertë mendojnë që po, sepse kafja është burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Ajo gjithashtu mbron lëkurën nga dielli dhe  rrit qarkullimin e gjakut.