19:41 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mësoni si do gjykohet Gruevski

Gjykata në fillimin e seancës se sotme “Dhuna në Qendër”, mori vendim për të pandehurin Nikolla Gruevski, i cili iku në Hungari, që të gjykohet në mungesë.

Mbrojtja reagoi me shpjegimin se Gruevski vendosi të kërkonte azil politik dhe se nuk ka vendim për t’u fshehur nga Maqedonia, por duke përdorur të drejtën për të kërkuar azil.

Avokati Dangov vlerësoi se nuk janë përmbushur kushtet për gjykim në mungesë dhe kërkoi ndarjen e procedurës. Nga ana e saj, prokurorja Fatime Fetai tha se ka arsye të rëndësishme që të pandehurit t’i gjykohet në mungesë dhe se aspak nuk është e sigurt nëse ai do të jetë i kapshëm.