20:11 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mësoni si do të jetë moti të premten në Shqipëri

Të premten pritet që sërish të kemi mot me vranësira si dhe me reshje të fora shiu në të gjithë territorin. Ndërkohë që në zonat malore malore mbi 1500 m lartësi pritet të ketë dhe reshje bore.

Por edhe gjatë fundjavës, moti do të vijojë të jetë sërish i vrenjtur, por do të ketë ulje të sasisë së reshjeve.

Ndërkohë që në fundjavë pritet të ketë shtim reshjeve të borës. Nga dita e premte temperaturat do të luhaten nga 4C deri në 7C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 1C deri në 3C, ditën e diel do të zbresin edhe nën 0C.