14:22 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mësoni si do të jetë parashikimi i motit për pesë ditë

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit  me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe  me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës.

Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.