75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mësoni si të aplikoni skuqësin varësisht nga forma e fytyrës suaj!

Për efekt të arritur sikur në kopertinat e magazinave!

Kur aplikohet si duhet, skuqësi mund të ju bëjë të dukeni më të rinj, të rifreskoni pamjen tuaj si dhe të ndryshoni formën e fytyrës…
Megjithatë, skuqësi mund të bëjë shumë më tepër për pamjen tuaj nëse aplikohet si duhet.

Forma e fytyrës luan rol shumë të rëndësishëm sepse rregullat nuk janë të njejtë për të gjithë.

Se si të aplikoni në mënyrën e duhur skuqësin sipas formave të ndryshme të fytyrës, po ju sjellim një video nga youtube sipas një makeup artiste të famshme britanike Wayne Goss, dhe ja se çfarë kemi mësuar prej saj:

Të gjithë format e fytyrës

Aplikoni skuqësin nga skajet e flokëve duke u lëshuar me lehtësi te poshtë, duke bërë lëvizje rrethore mbi mollëzat. Ky veprim në çast do të rifreskojë të gjithë fytyrën duke ju dhënë një pamje të shkëlqyer.

Fytyrë e gjatë

Faqet mund të duken më të mbushura nëse aplikoni skuqës pak më shumë në mollëzat tuaja.

Fytyrë e rrumbullakët, katrore apo formë të zemrës

Shtoni pak dimenzion më të gjerë në formën e fytyrës duke përdorur këto teknika: imagjinoni duke tërhequr shkronjën ‘V’. aplikoni skuqësin nga skajet e flokëve te poshtë dhe sërish vazhdoni në drejtim të ballit.

Fytyrë e rrumbullakët, mollëza të plota

Nxjerrni në pah mollëzat dhe aplikoni pak skuqës saktësisht mbi zgavrën. Tërheqni brushën butësishtnga skaji i flokëve kah buzët duke aplikuar disa herë dhe më pas me një brushë të pastër bëni lëvizjet lart poshtë sipas nuancës së krijuar.

Këshillë plus:

Mos qeshni përderisa aplikoni skuqësin sepse grimi do të fundërrohet apo zë vend në rrudhat e krijuara dhe nuk do të dukeni aspak mirë.