17:20 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mësoni si të dekoroni tavolinën për festat e fundvitit, do duket mahnitëse

Dini si ti kombinoni setet e tavolinës me mbulesat për festa? Ka mënyra te ndryshme për te krijuar një stil shik dhe modern. Kur organizoni dreka apo darka nevojitet gjithmonë ti kushtoni shume vëmendje stilin dhe ne mënyrë te veçante gjate festave. Kështu qe po ju tregojmë disa mënyra për te kombinuar setet e tavolinës me mbulesat ne mënyrë unike dhe te sofistikuar.

1. Setet dhe mbulesa e tavolinës për festa ne stilin country-vintage

Nuk është aspak keq te shtroni tavolinën për festa duke ndjekur stilin country-vintage. Ne këtë rast është mire te keni sete enësh shume te dekoruara dhe mundësisht me ngjyra. Nuancat qe mund te zgjidhni janë kryesisht e kuqja dhe jeshilja. Për ti dhënë tavolinës një pamje perfekte synoni për një mbulese tavoline ne ngjyre bezhe e karakterizuar nga detaje apo stampa kuadrate ne ngjyre te kuqe apo tartan.

2. Tavoline për festa ne stilin elegant

Nuk ka asgjë me te mire se një tavoline festive ne stilin elegant dhe te sofistikuar dhe nëse dëshironi ketë efekt është mire te synoni për ngjyrën e arte. Synoni te miksoni ngjyrën e arte me një sfond te bardhe. Zgjidhni setet e pjatave te bardha dhe pjesën tjetër ne ngjyre te arte me një mbulese tavoline e cila ne ane te ketë ngjyre te arte dhe pjesa tjetër e bardhe.

Tavolina e festave ne ngjyrën gri dhe te bardhe

Te shtroni tavolinën për festa ne mënyrë minimaliste mjafton te zgjidhni ngjyrat e duhura. Ne këtë rast ngjyra e bardhe është dominuese dhe për ti dhënë me shume bukuri preferoni një shkëlqim te argjend. Zgjidhni setet e porcelanit te rrumbullakëta por pa dekor dhe preferoni pjesën tjetër te setit ne ngjyre te argjend ndërsa mbulesa duhet te jete një miksim midis këtyre dy ngjyrave.

4. Tavolina festive ne stilin romantik

Si mendoni për një tavoline festive ne stilin romantik? Ne këtë rast është mire te synoni për setin e porcelanit klasik me ane te dekoruara mundësisht me një pamje barok. Mbulesa e tavolinës ne këtë rast duhet te ketë dekor te bere me dore duke zgjedhur një model klasik. Një zbukurim ne qendër te tavolinës plote lule ne ngjyra pastel dhe një seri qirinjsh te bardhe  do te kompletoje tavolinën tuaj festive.

5. Tavolina festive ne stilin tradicional

Një tjetër ide e bukur është te kombinoni setin e porcelaneve me mbulesën ne stilin tradicional. Ngjyra e bardhe me te kuqe janë kombinimi perfekt. Ne këtë rast sugjerohet qe ngjyra e bardhe te jete dominuese.