Mësoni si të shpëtoni nga kundërmimi i këmbëve
Bromodoza, apo këmbët me erë të keqe, janë gjendje shumë e zakonshme mjekësore. Kjo është për shkak të djersës, e cila shkakton rritjen e baktereve në lëkurë. Këto baktere shkaktojnë erë të keqe. Infeksionet e kërpudhave, mund të çojnë gjithashtu në bromodozë.
Lajmi i mirë është se, bromodoza është e shpejtë dhe e lehtë për t’u trajtuar. Dritare.net ka sjellë disa këshilla dhe trajtime si ta largoni erën e keqe nga këmbët tuaja.
Mbajini këmbët pastër.
Përdorni sapun dhe një furçë të butë për t’i larë këmbët një herë në ditë, minimumi.
Lajini më mirë në mëngjes ose në mbrëmje para se të flini.
Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.
Largoni kallot nga këmbët
Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë,
Ndërrojini përditë këpucët tuaja
Mos vishni çorape që thithin lagështirë
Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.
Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.
Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.
Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.
Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë, ose uthull.