12:07 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Messi dhe Fabregas bëhen aksionarë të këtij klubi

Lionel Messi dhe Cesc Fabregas janë bërë aksionarë të skuadrës FC Andorra, pronar i të cilës edhe Gerard Pique. Klubi është është në duart e tre shokëve të pandarë, dy yjeve të Barcelonës dhe një ish lojtari të skuadrës katalonase.

Nuk janë bërë të ditura vlera e aksioneve që Messi e Fabregas kanë investuar te skuadra e Piques, por që futja e tyre në biznes është e sigurt. FC Andorra do të luftojë këtë edicion për tu promovuar në Divizionin e Tretë Katalonas, që i bie futje në futbollin profesionist.

Skuadra do të drejtohet nga dy trajnerë, Albert Jorquera dhe Gabri García, që të dy ish lojtarë të Barcelonës.

Me FC Andorrën janë bashkuar 9 transfere në këtë afat kalimtar, njëri nga ta Adria Vilanova, djali i ish të famshmit, Tito Vilanova./Indeksonline