11:46 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / C E

Messi: Dua ta fitoj edhe një herë Ligën e Kampionëve, jam në vendin e duhur

Messi ka folur edhe për dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve edhe një herë në karrierën e tij.

Sulmuesi i ri i PSG-së ka thënë se do të fitoj edhe një herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian dhe është në vendin e duhur për ta bërë.

Ai (Pochettino) erdhi në një ekip që është pothuajse gati. Vitet e fundit ai ishte afër fitores së Ligës së Kampionëve. Unë vij për të ndihmuar dhe për të dhënë më të mirën time, me më shumë entuziazëm se kurrë. Ëndrra ime është të fitoj një tjetër Champions League dhe unë kanë ardhur në vendin ideal për të qenë në gjendje ta marr atë“, ka thënë Messi në konferencë për media.

Messi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, tri herë superkupën dhe tri herë Kupën e Botës për klube. /IndeksOnline/