22:51 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Messi e Ronaldo rikthehen në përfaqësuese, por dështojnë që të dy

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë kthyer sot në formacionet e përfaqësueseve të tyre. Por, rikthimi i tyre nuk ka sjellur aspak rezultat.

Messi me Argjentinën është mposhtur në miqësoren ndaj Venezuelës me rezultat 1-3. Leo ka luajtur për 90 minuta, por që nuk ka arritur të shmangë humbjen.

Rikthim zhgënjyes ka patur edhe Ronaldo.

Portugalia me Ronaldon 90 minuta në fushë nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kualifikuese ndaj Ukrainës./Indeksonline/