11:30 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / C E

Messi: Është lumturi e madhe të luaj në këtë klub së bashku me Neymar e Mbappe

Lionel Messi ka dalë në një konferencë për media pasi ka nënshkruar kontratën me klubin e Paris Saint-Germain.

Futbollisti më i mirë në Botë ka folur rreth kalimit të tij në kryeqytetin e Francës dhe vështirësitë për të vendosur që të largohet nga Barcelona.

Largimi nga Barcelona ishte shumë e vështirë. Por jam shumë i lumtur të bashkohem me Paris Saint-Germain, klub ambicioz me një ekip të lartë. Ata kanë qenë kaq të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, ka thënë Messi në një konferencë për media.

Ai gjithashtu është shprehur tejet i lumtur që do të luaj në krahë të Neymarit dhe Mbappes.

Të luash me Neymar dhe Mbappé është një lumturi e madhe, me këtë skuadër me lojtarë të mëdhenj. Nënshkrime spektakolare dhe entuziazëm i madh për të filluar, duke qenë me më të mirët. Është bukur të shijosh të gjitha“, ka thënë ndër të tjerash gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi do të filloj të stërvitet nën urdhërat e Pochettinos derisa debutimi i tij mund të jetë pas dy javësh kundër Reims. /IndeksOnline/