11:19 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Messi flet për herë të parë për “Topin e Artë”

Luka Modric triumfoi në garën më prestigjioze individuale të futbollit.

Kroati pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe udhëhoqi kombëtaren deri në finale fitoi edhe Topin e Artë duke ndalur dominimin 10 vjeçar të dyshes Ronaldo-Messi.

Befasia nuk ishte fituesi por lënja e argjentinasit në vendin e pestë në renditje, shkruan Indeksonline.

Messi ka folur për këtë duke mos u ndier i befasuar nga ky rast.

“Nëse unë jam i sinqertë, nuk i jap rëndësi asaj megjithëse është një çmim shumë i rëndësishëm. E dija se këtë sezon unë nuk e kisha mundësinë ta fitoj. I dëgjova emrat që po shndërroheshin dhe e dija se nuk do të isha atje. Nga këtu, unë nuk prisja nëse isha i treti, i katërti apo i pesti. Në këtë kuptim nuk isha i befasuar, sepse nuk prisja asgjë”, ka thënë Messi.

Kjo është hera e parë që Messi është lënë jashtë treshes në 10 vitet e fundit. /IndeksOnline/