Messi habit me fjalët për Iker Casillas: Keni qenë kundërshtar shumë i vështirë për mua

Dje dhe zyrtarisht, ish-portieri legjendar i Realit, Iker Casillas tregoi se është pensionuar nga futbolli aktiv.
Shumë fubollistë të mëdhënje e uruan atë dhe e lavdëruan për punën që Casillas ka bërë me skuadrën e tij, shkruan IndeksOnline.
Kështu, në mesin e këtyre futbollistëve ishte edhe kundërshtari më i fuqishëm dhe “ferri” i spanjollit, Leo Messi, ku për shumë “El Classico” me radhë, të dy bashkë dhuruan spektakël.
“Ju keni qenë një portier fantastik dhe një kundërshtar shumë i vështirë, më duhet ta them këtë. Mendoj se ishte një rivalitet i mirë që na shtyu të dyve që të arrijmë nivele të reja të lojës sa herë që jemi takuar kundër njëri-tjetrit”, tha messi për Casillasin.