23:30 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Messi i ashpër pas humbjes: “Tifozëve po ju mbaron durimi”

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për media pas humbjes ndaj Osasunës dhe fitimit të titullit nga Real Madrid.

Ai ka thënë se kjo humbje përfaqëson më së miri sezonin e dobët të Barcelonës, transmeton Indeksonline.

“Ne nuk donim ta përfundonim sezonin në këtë mënyrë, por kjo përfaqëson se si ka kaluar sezoni. Ne ishim një ekip shumë i çrregullt, me intensitet të ulët … Ne humbëm shumë pikë dhe loja e sotme është një përmbledhje e sezonit.”

“Që nga janari deri më tani ka qenë shumë keq. Ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra me siguri”, tha Messi fillimisht.

Tutje, argjentinasi tha se tifozëve po ju mbaron durimi me dështime të klubit.

“Roma, Liverpool … tifozët po ju mbaron durimi sepse ne nuk po u japim atyre asgjë. Nëse duam të luftojmë për Ligën e Kampionëve, shumë duhet të ndryshojnë”

“Nëse vazhdojmë kështu, do ta humbim ndeshjen kundër Napolit. Ne duhet të jemi vetë-kritikë, duke filluar nga lojtarët, por në të gjithë klubin”, përfundoj argjentinasi./Indeksonline/