13:24 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Messi i kërkon Barcelonës të mos nënshkruaj me Ozilin por me Coutinhon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka kërkuar klubit të nënshkruaj me Philippe Coutinho dhe jo me Mesut Ozil, shkruan Daily Mail.

Argjentinasi njoftohet se i ka thënë menaxherit Ernesto Valverde dhe presidentit të klubit Josep Bartomeu që t’i japin përparësi brazilianit ndaj Ozil, pasi ky i fundit nuk ka formë konstante .

Ozilit do t’i skadoj kontrata në verë dhe mund të largohet nga Arsenali falas, katër vjet pas nënshkrimi për 42 milionë funte.

Sipas raportit të Diario Gol, Messi i ka kërkuar klubit që të nënshkruaj me një mesfushor të ri dhe bezon se Ozil 29 vjeç është i vjetër tanimë.

Pra dy arsyet e Messit janë: forma jo konstante e Ozilit dhe mosha e tij.

Ai do të preferonte të nënshkruaj me Coutinho, 25 vjeç, në vend që të vendosin për Ozilin në janar.

Valverde ka vendosur të sjellë një lojtari të klasit botëror pas largimit të Neymar në verë. Dhe, me Andres Iniestan në fund të karrierës së tij, tanimë ka dyshime që një yll të transferohet në Barcelonë. /IndeksOnline/