08:55 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / C E

“Messi i ri” hy në histori në ndeshjen ndaj Real Madrid

Mallorca u mposht nga Real Madrid me rezultat 2-0 në ndeshjen e La Ligas.

Por kjo ndeshje do të mbahet mend përgjithmonë nga lojtari mysafir, Luka Romero, shkruan Indeksonline.

Ai bëhet lojtari më i ri që ka luajtur në La Liga, duke e bërë atë në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Argjentinasi konsiderohet si “Messi i ri” për shkak të lojës së ngjashme që bën me yllin argjentinas.

Futbollisti është me prejardhje meksikane por që përfaqëson gjeneratat e reja të Argjentinës. /IndeksOnline/