12:03 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Messi i ri” mund të debutojë kundër Barçës

Të shtunën nga ora 22:00, Barcelona është mysafir i Real Mallorcas në ndeshjen e xhiros së 28-të të La Ligas.

Në këtë sfidë mund të debutoj një futbollist 16 vjeçar që në Argjentinë po quhet si Messi i ri, shkruan Indeksonline.

Luka Romero, sulmuesi i ri i lindur në Meksikë por që ka debutuar me Argjentinën U15 ka filluar stërvitjen me ekipin e parë të Mallorcas dhe mund të debutoj ndaj Barcelonës.

Vicente Moreno, trajneri i Mallorca , e thirri atë të stërvitet për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve pasi në fazën e parë ai nuk pati asnjë shans.

Tani, Luka ka marrë dritën jeshile për t’u stërvitur dhe nuk përjashtohet mundësinë që ai madje mund të ketë disa minuta kundër Barçës të Shtunën në 13 qershor. /IndeksOnline/