16:22 / E Diele, 28 Maj 2023 / C E

Messi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me PSG

Është zbuluar e ardhmja e sulmuesit argjentinas Lionel Messi te PSG.

Sipas Fabrizio Romano në rrjetet sociale, sulmuesi 35-vjeçar ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin.

Kështu, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga Parisi në verë.

Lionel ka disa opsione për të vazhduar karrierën e tij. Barcelona është e interesuar për rikthimin e tij.

Përveç kësaj, argjentinasi mund të ndjekë një karrierë jashtë Evropës. Al-Hilal dhe Inter Miami janë gati t’i ofrojnë Messit një kontratë.

Në sezonin aktual të kampionatit të Francës, sulmuesi ka luajtur 31 ndeshje, ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 16 asistime.