75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / G T

Messi kapiten i vërtet! E ftoi Otamendin për të gjuajtur penalltinë

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Zambias në miqësoren e zhvilluar mbrëmë.

Lionel Messi, bëri një gjest që ra në sytë e çdo tifozi, shkruan Indeksonline

Në minutën e 50’të, u akordua penallti për kampionin e Botës.

Lionel Messi iu drejtua Otamendit, “eja godite ti”. Kjo pasi, mbrojtësi ndoshta zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në shtëpi.

Nicolas Otamendi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi golin e tretë./Indeksonline/