20:51 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Messi kthehet në kombëtare- Scaloni me shumë befasi në listën e të ftuarve

Lionel Messi pas një pauze është rikthyer përsëri për ta përfaqësuar kombëtaren e Argjentinës.

Trajneri, Leo Scaloni ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Marruecos, transmeton Indeksonline.

Përveç Messit, në sulmin e Argjentinës janë Dybala, Lautaro Martinez, Benedeto dhe Giovani Simeone.

Ajo që vërehet është mungesa e tre super sulmuesve, Gonzalo Higuain, Kun Aguero dhe Mauro Icardi.

Po ashtu mungesë e madhe është portjeri i Manchester United, Sergio Romero. Por është ftuar portieri i ri i Tottenham, Gazzaniga./Indeksonline/