15:54 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Messi, lojtari me më së shumti ndeshje çerek-finale të luajtura

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet çerek-finalja e tretë e Ligës së Kampionëve këtë sezon mes Barcelonës dhe Bayern Munchenit.

Vëmendja në këtë ndeshje do të jetë tek futbollisti argjentinas, Lionel Messi i cili është futbollisti më i mirë në fushë sonte, transmeton Indeksonline.

Sonte, Messi do të thyej një rekord të Cristiano Ronaldon dhe Andres Iniestan.

Kjo do të jetë ndeshja çerek-finalja e 23-të për Lionel Messin në karrierë duke lënë pas portugezin, Cristiano Ronaldo dhe spanjollin, Andres Iniesta. /Indeksonline/