09:35 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Messi me fjalë të mëdha për Oblak-un

Lionel Messi i ka thurur lavde portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak, duke e quajtur si njërin prej portierëve më të mirë në botë.

“Është shumë mirë të përballemi me njëri-tjetrin. Ai është njëri prej portierëve më të mirë në botë për momentin dhe është gjithmonë mirë që të luftosh kundër më të mirëve”, ka thënë Messi për Bud Football.

“Është frymëzim shtesë që të mundësh apo të provosh të shënoshë gol dhe kuptimi që e merr, pasi ai e dëshmon në secilën ndeshje që e luan”.