12:43 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Messi mungon sot, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit!

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Angers dhe gjigantit francez Paris Saint-Germain, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të Ligës 1 të Francës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Angers barazoi 1:1 me skuadrën e Nantes, kurse PSG mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Marseille.

Ndërkaq, nëse skuadra e Mauricio Pochettinos arrin të sigurojë fitoren sot kundër Angers do të shpallej kampion francez pesë ndeshje para se të përfundojë ky kampionat.

Momentalisht, PSG zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 74 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Angers që renditet në vendin e 14 me 34 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Angers nuk do të paraqiten Cabot dhe Ould Khaled, ndërsa te PSG do të mungojnë Diallo, Draxler, Herrera, Kimpembe, Kurzaëa, Messi, Neymar, Paredes, Verratti dhe Gharbi.

Lionel Messi nuk është ftuar për këtë ndeshje për shkak të një problemi me thembër, ndërsa Neymar është i pezulluar për shkak të kartonëve./Indeksonline/