20:47 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Messi në Inter Miami do të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Barcelona

Lionel Messi do të jetë futbollistë i ri i Inter Miamit.

Sipas mediave ndërkombëtare, sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane, dhe sonte pritet të tregoj vendimin e tij, shkruan IndeksOnline.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij të Barcelona, Tata Martino.

Martino është shumë afër të bëhet kryetrajneri i ri i Inter Miamit, ku do ta zëvendësoj Philip Neville, i cili u shkarkua ditë më parë./IndeksOnline/