10:14 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi nuk e harron Casillasin pasi shkëlqeu kundër Liverpool

Lionel Messi ishte magjik në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit duke shënuar dy gola.

Ylli i Barcelonës pas ndeshjes nuk e harroi edhe Iker Casillasin i cili gjatë ditës pësoi një sulm në zemër.

I gëzuar me rezultatin sonte. Por ne ende duhet të shkojmë në Anfield, një fushë shumë e vështirë, ku Liverpooli, i cili është një ekip i madh, do të mundohet shumë. Momenti më i rëndësishëm i sezonit po vjen dhe ne duhet të jemi më afër dhe më të bashkuar se kurrë. Së fundi, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një përqafim për Iker Casillas dhe dëshiroj që ai të shërohet shumë shpejt“, ka shkruar Messi në Instagram. /IndeksOnline/