22:24 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Messi nuk ka të drejt të luaj në gjashtë stadiume të Ligës Amerikane

Leo Messi, i cili u transferua në skuadrën e Major League Soccer, Inter Miami, nuk do të luajë në stadiume që kanë terren sintetik.

Informacionet po përcillen nga “Sportico”, ku thuhet se kjo është një nga klauzolat që kampioni i botës ka në kontratën që ka nënshkruar me klubin me qendër në Florida.

Sipas të njëjtit burim, sulmuesi 36-vjeçar e ka të qartë se bari sintetik shkakton më shumë dëmtime sesa bari natyral.

Aktualisht, gjashtë ekipe të MLS kanë terren sintetik. Një prej tyre është Atlanta United, e cila nuk ka në plan të kalojë në bar natyral.

“Mund ta pyesni Tata Martinon, ai është i njohur me cilësinë e terrenit tonë. Ai mund t’u shpjegojë lojtarëve të tij se është e sigurt të luash në stadiumin tonë”, komentoi Garth Lagerwey, president dhe CEO i Atlanta United, cituar nga “Sportico”.