18:33 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi nuk u përmbajt dot, shpërtheu në lot në zhveshtore

Barcelona duket “e mallkuar” në Champions League! Katalanasit fituan ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit me rezultatin 3-0 në “Camp Nou”, por humbën me rezultatin 4-0 në “Anfield” duke u eliminuar. Një përsëritje e sezonit të kaluar kur u eliminuan në të njëjtën mënyrë nga Roma pasi fituan 4-1 takimin e parë, humbën të dytin 3-0. Çmenduri!

Lionel Messi e ka përjetuar shumë këtë disfatë, pasi pas ndeshjes është larguar dukshëm i prekur nga fusha. Kapiteni i Barcelonës me zor i ka mbajtur dot lotët pas zhgënjimit në momentin që i është drejtuar dhomave të zhveshjes, ku ka shpërthyer në lot.

“Pleshti” më pas u përzgjodh për testet anti-doping dhe përjetoi një natë të keqe.Autobusi i ekipit e la në stadium, ndërsa në kthim për në Spanjë u përball me disa tifozë katalanas që e fyen. Argjentinasi mund të ketë përjetuar një ndër momentet më të rënda në karrierë.