09:20 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Messi po vjen me një tjetër rekord personal te Barcelona!

Skuadra e Barcelonës të hënën do të luaj ndaj Huescas në “Camp Nou”, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në La Liga.

Leo Messi do të vendos një tjetër rekord personal, ai do të barazohet sa i përket numrit të paraqitjeve me Xavi Hernandez, shkruan IndeksOnline

Pra, Messi do të kap shifrën e 767 ndeshjeve të zhvilluara me Barçën po aq sa kishte edhe Xavi kur u pensionua.

Kujtojmë se Barcelona është pa humbje në 11 ndeshjet e fundit në La Liga, ndërsa takimi me Huescan do të luhet me fillim nga ora 21:-00.