09:14 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Messi: Ronaldo është sulmuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është deklaruar se Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë që e ka parë ndonjëherë.

“Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kamë parë, ai ishte më i miri. Ishte i pabesueshëm” theksoi Messi për TyC Sports.

Argjentinasi ka pasur fjalë të mira edhe për ish bashkëlojtarin e tij, Ronaldinhon.

“Ai më ka ndihmuar shumë kur isha në hapat e parë të Barcelona. Prej tij kam mësuar shumë gjëra. Më vjen keq që nuk kam luajtur më tepër me të” u shpreh Messi.