23:35 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi “rrëfehet” pas tmerrit që i shkaktoi Liverpoolit

Leo Messi ishte shumë i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Liverpool ku shënoi një dopietë dhe golin e 600-të te Barcelona.

Rasti i fundit i Dembele: “Ishte shumë i pastër, patjetër që do të ishte më mirë të kishim fituar 4-0, por edhe 3-0 është një rezultat i mirë. Asgjë s’ka mbaruar sepse do të shkojmë në një fushë shumë të vështirë.”

Ndeshja: “E nisëm mirë, me ritëm dhe ndeshja ishte shumë fizike, nuk jemi mësuar kështu pasi qëndruam shumë momente pa topin në zotërim. U mbytëm pak sidomos në pjesën e dytë, por këto ndeshje kështu e kanë dhe duhet ta merrnim ashtu si të vinte.

Në pjesën e parë ishim më mirë, ata na e bënë shumë të vështirë jetën në pjesën e dytë. Ata nuk krijuan shumë mundësi, por nuk iu shkëputën gjysmëfushës sonë.”

Goli i tretë: “Është e vërtetë, ishte spektakolar. Jam shumë i lumtur.”

Gjesti drejt tifozëve për të mos fërshëllyer: “Jemi në një moment vendimtar dhe duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Na kanë mbetur edhe tre finale.”